Dita e 7-ë e grevës, rëndohet gjendja e minatorëve

Grevistët kanë marrje mendsh, vështirësi në frymëmarrje si dhe kanë shfaqur probleme edhe me shikimin. Mësohet se dot drejt Bulqizës do të udhëtojë këshilltari i Presidentit Topi, Fatlum Nurja, i cili pritet të vizitojë mjediset ku po zhvillohet greva.
Deri tani ende asnjë zyrtar nga qeveria, Ministria e Ekonomisë apo ndonjë përfaqësues i kompanisë koncesionare ACR nuk ka tentuar të hyjë në dialog me grevistët, me qëllim zgjidhjen e situatës. Vetëm dje Ministria e Energjetikës reagoi me një deklaratë ku shprehu keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve, duke shtuar se problemet duhen zgjidhur me dialog.
Po dje minatorët vendosën të ndërpresin çdo lloj komunikimi me sipërfaqen, çka e bën të ndaluar hyrjen e çdokujt, qoftë ky mjek, gazetar apo koleg i tyre. Katër minatorë u detyruar të ndërpresin grevën për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
Ata kërkojnë rritje të pagave në masën 40 për qind, largimin e drejtorit të deritanishëm të minierës së Bulqizës si dhe përmirësim të kushteve të sigurisë në punë. Kompania ACR ka rënë dakord të rrisë pagat, por sindikata ka ndërhyrë për të kërkuar rritje më të lartë.
/Start/E.B/
2011-07-31 12:33