“Watergate”, do publikohet dëshmia e ish-Presidentit Nikson

Këtë vendim e mori gjyqtari Rois Lambert, i cili pranoi kërkesën e historianit Stenlei Kutler për të publikuar transkriptimin, për shkak të rëndësisë historike të tij. Megjithatë, publikimi nuk do të bëhet derisa qeveria amerikane të shfrytëzojë të drejtën e saj për të apeluar vendimin.
“Watergate”, i cilësuar si skandali më i madh presidencial i të gjitha kohërave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, detyroi ish-Presidentin Riçard Niksonin të jepte dorëheqjen në vitin 1974. Nikson, i cili vdiq 17 vjet më parë, është i vetmi President në historinë e Amerikës që ka dhënë dorëheqjen.
Ai dëshmoi për dy ditë në qershor të vitit 1975 në Kaliforni, 10 muaj pasi dha dorëheqjen. Gjyqtari Lambert vendosi se interesi historik për transkriptimin me 297 faqe është më i madh se ruajtja e tij si dokument sekret.
“Watergate” u zbulua nga Bob Uduord dhe Karl Bernshtajn, dy gazetarë investigues të gazetës “The Washington Post”.
/Start/E.B/
2011-07-31 11:21