Durrës, plagoset në kokë ish-polici

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Sherebet Kapllani është goditur në çastin që ka ndërhyrë për të ndarë një sherr mes dy personave ne konflikt, për shkak të përplasjes se dy automjeteve.
Sipas disa dëshmive, ish-polici ka ndërhyrë për shuarjen e një sherri por ka të dhëna se konflikti mund të ketë qenë personal mes viktimës dhe autorëve të ngjarjes.
Ish-efektivi i policisë rrugore është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku mësohet se është në gjendje të rëndë për shkak të hemorragjisë.
/Start/E.B/
2011-07-31 13:54