Dita e Evropes festohet mes aktiviteteve te shumta
Data 9 maj shënon festën e Evropës që mbush plot 63 vjeç, një moment i rëndësishëm reflektimi për institucionet europiane. Pikërisht në një kohë që rriten edhe më shumë pikëpyetjet për një projekt të menduar dhe të dëshiruar me çdo kusht nga etërit themelues në vitin 1950. Robert Shuman në 9 maj të vitit 1950 mbajti një fjalim të rëndësishëm në Paris për projektin e një Europe të bashkuar, mbi të cilin rëndonte një proces i lodhshëm për integrimin ekonomik, politik dhe social të kontinentit të vjetër. Atëherë nuk mendohej për tjetër gjë përveç unifikimit të komunitetit europian në sektorin e prodhimit të karbonit dhe hekurit. Europa nuk mund të bëhet menjëherë, ajo do të lindë nga realizime konkrete që do të krijojnë mbi të gjitha një solidaritet, deklaronte Shuman 63 vjet më parë në Paris. Festa e Europës nuk ka qëlluar asnjëherë në një moment kaq domethënës. Jo vetëm sepse Bashkimi Europian u vlerësua një vit më parë me çmimin Nobel për paqem por dhe pse kontinenti po përjeton një fazë të vështirë tranzicioni. Mjafton të mendosh për ndarjet mes Europës së Veriut dhe të jugut, si dhe ndërmjet Europës së pasur dhe të varfër dy ndarje këto që vënë kundër njëri tjetrit dhe në nivel ekonomik dhe social dy palë, europianët dhe disidentët. Mnështetësit e masave të ashpra dje ata që kërkojnë masa për rritjen ekonomike. Bindjen për monedhën euro dhe ata që duan të dalin nga eurozona. Ndërkohë institucionet europiane kanë hapur dyert për qytetarët.