E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Gazetarëve, Berisha: Ka presione ndaj fjalës së lirë

Kryeministri shqiptar shfrytëzoi Diten Boterore te Gazetareve për t’ju përcjellë të gjithë gazetarëve shqiptarë urimet e tij më të mira. Berisha theksoi presionet që i bëhen fjales se lire nga grupe të caktuara politike e ekonomike 

TIRANE-Sot më 3 Maj shënohet Dita Botërore e Gazetarëve. Me rastin e kësaj dite Kryeministri i Shqipërisë, zoti Sali Berisha shfrytëzoi rastin për t’u përcjellë gazetarëve shqiptarë një mesazh. Përvec inkurajimit ndaj punës së gazetarit, Berisha theksoi presionet nga grupe të caktuara politike e ekonomike që i bëhen fjalës së lirë, duke garantuar se në të ardhmen do të ketë ndëshmik ligjor për këta të fundit.

Me anë të një komunikate për shtyp, kryeministri shqiptar shfrytëzoi rastin për t’ju përcjellë të gjithë gazetarëve shqiptarë urimet e tij më të mira dhe për t’i garantuar ata se qeveria shqiptare do të mbetet tërësisht e përkushtuar për respektimin e plotë të lirive të mendimit dhe të shprehjes si liri themelore. Ai theksoi si arritje të qeverisjes së tij faktin që nuk është penalizuar asnjë gazetar.
“Këto 4 vite ishin vitet e dimensionit më të lartë të lirisë së mendimit në Shqipëri, vite në të cilat asnjë gazetar nuk u ndoq dhe nuk u penalizua për botime apo shkrime dhe nuk u përball me asnjë presion të qeverisë për politikat e tij editoriale”.
Kreu i qeverisë përmendi edhe problemet që has media në vend, dhe kjo sic theksoi Berisha, realizohet nga grupe të caktuara politike dhe ekonomike.
“Por përsëri liria e mendimit në Shqipëri përballet me problemet e veta serioze, në mënyrë të vecantë me presionin e interesave të grupeve të caktuara politike dhe ekonomike, të cilat së bashku me ju do të mundet t’u japim përgjigje ligjore në përmasa më të mëdha në të ardhmen”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›