E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku ndodhej deputeti Xhindi pak orë para se të vritej

Një banor i Kurjanit ka folur për TvNews24 duke zbardhur një pjesë të ditës të deputetit, jeta e të cilit përfundoi tragjikisht pas ekzekutimit që iu bë mbrëmjen e së shtunës. 

FIER-Pak orë para se të vritej, deputeti socialist Fatmri Xhindi ndodhej në fshatin Kurjan ku kishte një aktivitet të tijin me pemtari. Një banor i zonës ka folur për TvNews24 duke zbardhur një pjesë të ditës të deputetit, jeta e të cilit përfundoi tragjikisht pas ekzekutimit që iu bë mbrëmjen e së shtunës përpara derës së shtëpisë në Roskovec të Fierit. Banori rrëfeu se Xhindi gjatë gjithë ditës së shtunë, zoti Xhindi kishte kaluar ditën në vreshtin që kishte në Kurjan. “Deputeti ka qënë këtu deri vonë duke punuar në tokën e tij. Po, po punonte vetë tokën e tij”, thotë banori i fshatit Kurjan. Duke treguar detaje për ditën e shtunë, ai shtoi më tej se deputetin e njihnin të gjithë në zonë dhe e respektonin pasi vërtet kishte imunitet, por sillej me ta si një njëri i thjeshtë. “E njohim Fatmirin. Ishte njeri i theshtë dhe punëtor. Ditën e së shtunës mes punës ai piu kafe në lokalin e fshatit. Ka kaluar këtu mbasditen, më pas u largua me makinën e tij”, thotë banori.
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi u vra me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës pranë banesës së tij në Roskovec, të Fierit nga persona që ende nuk njihen. Ndërkohë, Policia dhe prokuroria ka ngritur një grup hetimor me specialistët më të mirë të fushës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›