Dita e Grave Topi mbeshtet kryeprokuroren Ina Rama

TIRAN - Presidenti i Republikes Bamir Topi ka zgjedhur diten e festes se gruas qe ti jape edhe nje here mbeshtetjen kryeprokurores Ina Rama. Edhe pse eshte sulmuar ne menyre konstante nga mazhoranca Presidenti e ka zgjedhur kryeprokuroren si shembullin e nje gruaje qe ka drejtuar me se miri nje institucion.
Gjate nje takimi me nje perfaqesi grash te OSBE-se Presidenti Topi i beri thirrje krereve te partive politike qe te ulin tonin e larte dhe te gjejne gjuhen e perbashket per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Te gjithe kemi nevoje qe klima politike ne Shqiperi te jete me bashkepunuese. Duke pasur dialog duke pasur paqe duke pasur nje respekt per institucionet ku institucioni me i rendesishem i nje vendi demokratik eshte institucioni i zgjedhjes i zgjedhjeve te zgjedhim ti leme qytetaret te zgjedhin te promovojme pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhje te vijne sa me shume sidomos per zgjedhjet e pushtetit vendor qe nga specifika e tyre jane zgjedhje te karakterit administrativ per te administruar jeten e qytetarit - tha Presidenti Topi.
Ai vuri theksin tek fakti qe nje familje nuk ndertohet vetem nga meshkujt ashtu edhe shoqeria apo pjesemarrja ne institucione nuk mund te ndertohet vetem me nje krah. Kane qene tendenca te qarta maskiliste qe e kane bere politiken qe edhe ne pluralizmin e saj te shkoje vetem ne nje krah - tha Topi. Nga ana e tyre perfaqesia e grave te OSBE-se qe punojne per projektin Rritja e rolit te gruas ne vendimmarrje i kerkuan Presidentit mbeshtetjen per kandidaturat qe ato do tu parashtrojne partive per zgjedhjet e ardhshme.
Ne keto momente kerkojme mbeshtetjen tuaj. Mbeshtetje per te garantuar perfaqesimin e plote te grave ne listat e kandidateve per keshillat komunale dhe bashkiake si dhe per kryetare komune e bashkie duke garantuar zbatimin e kuotes gjinore 30 - u shpreh Majlinda Bufi perfaqesuese e projektit te OSBE-se.