Prokurimet delja e zeze e administrates
Tenderet jane pjesa me problematike e funksionimit te institucioneve qendore edhe pse tashme pjesa me e madhe e tyre kryhen ne forme elektronike. Shkendijen e pare per problemet ne prokurimet publike e kishte dhene Avokati i Prokurimeve ne raportin e tij vjetor ndersa e njejta gje konfirmohet edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Gjate kontrolleve te kryera ne 13 ministri dhe institucione te te tjera te larta shteterore KLSH ka verifikuar edhe 343 procedura prokurimi nga 623 qe jane bere gjate vitit 2010.
Ne perfundim ekspertet e KLSH-sa kane dale ne perfundimin se dy te tretat e procedurave te prokurimit te marra ne shqyrtim kane qene me probleme. Nga 343 procedurat e prokurimit te kontrolluara rezultuan me shkelje 252 prej tyre ose ne masen 73 ne te cilat u konstatuan gjithsej 524 shkelje te dispozitave ligjore - citohet ne raportin e KLSH-se.
Edhe ne raportin e KLSH-se ashtu sic ishte shprehur edhe Avokati i Prokurimeve shkeljet me te medha jane hasur ne procedurat e pergatitjes se dokumenteve te tenderit apo perllogaritjes se vleres se kontrates. Nga 252 raste problematike 199 raste jane kapur kryesisht me keto mangesi. Perllogaritja e vleres se kontrates eshte nje nga te dhenat baze per fillimin e procedurave te nje tenderi ne te cilen do te mbeshtetet edhe pala e interesuar per dhenien e ofertes. Perllogaritja gabim mund te sjelle probleme serioze ne permbushjen e kontrates apo dhe cilesine e kryerjes se punimeve.