E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Hashures, Topi uron besimtarët bektashinj

Kreu i shtetit Bamir Topi ka vizituar sot selinë e Bektashinjve me rastin e festës së Hashures. Pasi ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, presidenti Topi ka theksuar se kjo është një ditë plot kuptim për ta pasi përkujtohen të gjithë luftëtarët që luftuan për liri dhe demokraci.
 

Sipas tij, festa e Hashures ka një domethënie shumë interesante, pasi në gatimin e saj baza është gruri.
 

“Gjithë kjo, brenda filozofisë bazale ka mirëkuptim, ndihmë, komunikim dhe për të qenë të gjithë së bashku në një jetë që na ka sjellë së bashku në këtë botë” theksoi Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›