Haga vendos pro Shkupit, SHBA e NATO kërkojnë zgjidhje mes shteteve
NATO dhe SHBA-ja kanë bërë thirrje për zgjidhjen e kontestit të emrit, edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, që vendosi në favor të Shkupit. Sipas vendimit të Gjykatës Greqia është fajtore lidhur me shkeljen e Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995, duke bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në samitin e vitit 2008.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen pas vendimit të Hagës deklaroi se Maqedonia do të ftohet përsëri për t`iu bashkuar NATO-s, pasi ta zgjidhë kontestin për emër me Greqinë. Kjo nuk ka efekt në vendimin e aleatëve të NATO-s në samitin e Bukureshtit në vitin 2008, theksoi Rasmusen.
Ndërkohë që qëndrimit zyrtarë i SHBA-ve i dhënë me anë të ambasadorit amerikanë në Shkupë përputhet me atë të NATO-së. Tani është koha që liderët e Maqedonisë dhe Greqisë të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e kontestit të emrit. Qëndrimi i NATO-s është i njohur. Maqedonia mund të bëhet anëtare, kur do të zgjidh kontestin e emrit, deklaroi ambasadori amerikan në Shkup, Pol Volers.