Bombardohet Tirana, rrugët bëhen të pakalueshme nga gropat e mëdha
—-Nga Kliti Topalli—-
Tiranë- Me fillimin e këtij viti Bashkia e Tiranës ndërmori një aksion për të restauruar disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, por shumë rrugë të tjera vuajnë nga gropat gjigande. Nëpërmjet një vëzhgimi të kryer në disa zonë është parë që ka gropa vërtet gjigande në disa akse, të cilat janë kthyer në një shqetësim serioz për drejtuesit e automjeteve, sidomos në këtë periudhë pasi kthehen në pellgje të mëdhenj me ujë.
Mjaft problematike është situata në rrugën Mihal Grameno, pasi në disa pjesë të saj ka disa gropa sa gjithë gjerësia e rrugës dhe që kalimi i automjetevetë ulta sipër tyre është shumë i vështirë, ndërkohë që thellësia i kalon 25 cm. E njëta gjë është edhe pranë rrugës së Elabasanit, pranë Degës së Thesarit, ku edhe aty janë disa gropa të mëdha. Madje nga kjo problematikë vuan edhe një nga rrugët kryesore të Tiranës, rruga Myslym Shyri, pasi shumë pranë Drejtorisë së Policisë ka disa gropa gjigande.
Situata më alarmate është pranë pallatit Grand, sipër tregut elektrik, pasi për rreth 20 metra rruga është prishur tërësisht dhe është kthyer në një makth si për këmbësorët ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve. Në këtë zonë prej disa vitesh nuk është marrë asnjë masë restaurimi, por punonjësit e bashkisë kanë hedhur disa lopata dhe, të cilat e kanë vështirësuar akoma më shumë kalimin, sidomosn në këtë periudhë.
Në disa akse të tjera ka nisur puna për arnimin e gropave dhe diçka e tillë ka ndodhur pranë pallateve Agimi, ku asfalti i sapohedhur është prishur sërish dhe copat e tij kanë përfunduar mbi trotuar apo pranë pemëve, duke bërë që të kthehen sërish gropat në rrugë.
Nga problem i gropave gjigande vuajnë së tepërmi rrugët në periferi të Tiranës, sidomos në zonën e Kombinatit, sipër Qytetit Studenti, Stacioni i Trenit, Vilat Gjermane, etj
Gropat tek rruga "Mihal Grameno"
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 9