E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Kujteses Topi nderon ushtaret britanike

TIRANE- Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi mori pjese sot paradite ne ceremonine e Dites se Kujteses te zhvilluar para memorialit kushtuar 46 ushtareve britanike te rene gjate luftes ne Parkun Kombetar te Tiranes.

Zyra e shtypit e Presidences ben te ditur se ne kete ceremoni te pervitshme organizuar nga Ambasada e Mbreterise se Bashkuar ishin Ambasadorja britanike Fiona Mekiluam ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ministriat e Mbrojtjes Arben Imami Drejtesise Bujar Nishani per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit Genc Pollo Shefi i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral Brigade Maksim Malaj perfaqesues te Trupit Diplomatik te akredituar ne vendin tone atashe ushtarake dhe personalitete nga fusha te ndryshme e drejtues organizatash joqeveritare si dhe shume qytetare.

Pas sherbeses fetare dhe mbajtjes se dy minutave heshtje Presidenti Topi u perul me respekt para memorialit te 46 ushtareve britanike te rene ne vendin tone gjate periudhes 1939-1945 dhe nderoi kujtimin e ushtareve dhe civileve britanike si dhe sakrificat e vetemohimin e tyre gjate lufterave te ndryshme duke vendosur nje kurore me lulekuqe simbolin e Dites se Kujteses.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›