KORE/ E mitura prostituon per 2 mije leke
KORE- Tre te rinj nga Korca nje prej te cileve i arrestuar u akuzuan per shfrytezimin e nje minoreneje. Policia beri te ditur se eshte prangosur 22-vjecari Ediaon Mustafa nga fshati Kamenice dhe jane shpallur ne kerkim 23-vjecari me inicialet P.S. dhe 20-vjecari A.C. Hetimi nisi pas denoncimit te nje vajze 15 vjece. Adoleshentja nga Kavaja B.H. eshte shfrytezuar nga te rinjte per prostitucion ne lokale te qytetit. Mesohet se vajza kishte qe me 26 korrik te ketij vitit qe qendronte ne Korce duke punuar si kamariere. Ajo ka deponuar se ishte njohur me 22- vjecarin me te cilin kishte krijuar edhe lidhje. Ai i ka prezantuar me pas edhe shoket e tij te cilet e kane shfrytezuar per perfitime. Nga hetimi i kryer rezultoi se adoleshentja ushtronte prostitucion kundrejt pageses prej 2 mije lekesh. g.a