Burgaj ne Kukes per Bleonen e kryekomunarin
KUKES- Vrasja e kryekomunarit te komunes Terthore Remzi Veseli dhe zhdukja e 6-vjecares Bleona Mata con ne Kukes kreun e Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Ai u takua dje me drejtues te policise se ketij qarku ku iu kerkoi te dhena ne lidhje me hetimin e deritanishem te ketyre dy ngjarjeve te renda. Njeherazi Burgaj u premtoi mbeshtetje te plote me te gjitha strukturat e tij ne Tirane per zbardhjen sa me te shpejte te ngjarjeve. Vrasja e Remzi Veselit por edhe disa ngjarje te tjera qe kane ndodhur ne kete qark jane te renda. Kjo eshte dhe arsyeja qe une ndodhem ne Kukes. Nuk mund te jap detaje por jam shume optimist se shume shpejt do te zbardhim vrasjen e kreut te komunes Terthore Remzi Veseli. Jemi ne rruge te mbare edhe per te zbardhur nje tjeter ngjarje te rende ate te humbjes se 6- vjecares Bleona Mata ne Zapod ne muajin maj. Policia e Shtetit do te jape te gjithe ndihmen e kerkuar nga policia lokale e Kukesit per te zbardhur keto ngjarje u shpreh Burgaj per Panorama pas takimit me drejtuesit e policise. Grupi i Krimeve te Renda dhe policia e Kukesit kane shoqeruar mbi 40 persona per ngjarjet por pas marrjes ne pyetje jane lene te lire. Deri tani publikisht nuk ka asnje piste apo autor te mundshem te dyshuar si autor i krimit qe ndodhi mbremjen e 25 tetorit ne deren e shtepise se kryekomunarit Veseli. Policia eshte mjaft e rezervuar edhe persa i perket fazes se hetimit per Bleona Maten. j.h