E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Paqes Topi mesazh nga Papa Benedikti XVI

Presidenti i Republikes Bamir Topi mori dje nje mesazh nga Shenjteria e Tij Papa Benedikti XVI me rastin e kremtimit te Dites se 44-t Boterore te Paqes e cila do te festohet me 1 janar 2011. Mesazhi qe i dorezua kryetarit te shtetit shqiptar ne prag te festes se Krishtlindjeve nga Nunci Apostolik ne Shqiperi arqipeshkv Ramiro Moliner Ingleacutes hapet fillimisht me urimet e Atit te Shenjte drejtuar te gjithe burrave dhe grave vullnetmire per nje Vit te Ri sa me te qete te begate dhe te paqte. Me tej Ati i Shenjte i fton te gjithe e cdokend qe te perterijne angazhimin per te ndertuar nje bote ku te gjithe te jene te lire per te shpallur fene e vet dhe per ta jetuar dashurine e tyre per Zotin me gjithe zemer me gjithe shpirt dhe me gjithe mendjen e tyre. Duke shtuar se tek liria fetare ne fakt gjendet shprehja e specifikes se njeriut i cili mundet ne kete menyre ta rregulloje jeten e vet personale dhe shoqerore sipas Zotit nen driten e te cilit kuptohen plotesisht identiteti kuptimi dhe qellimi i njeriut. Kreu i shtetit shqiptar i percolli me kete rast Shenjterise se Tij Papa Benediktit XVI urimet me te mira per festen e Krishtlindjeve dhe per Vitin e Ri 2011 se bashku me ftesen dhe deshiren per ta takuar se shpejti ne nje vizite zyrtare ne vendin tone. Po dje Presidenti Topi u percolli urime te perzemerta besimtareve shqiptare te krishtere kudo ndodhen permes nje mesazhi derguar per Festen e Krishtlindjes Arqipeshkvit te Metropolit Tirane-Durres Imzot Rrok Mirdita dhe Kryepeshkopit te Tiranes Durresit dhe gjithe Shqiperise Fortlumterise se Tij Anastas Janullatosit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›