Dita e Personave me Aftësi të Kufizuar-Në Shkodër kërkohet ndërhyrje në infrastrukturë

3 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar. Mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të parë se në rrugët e qytetit kjo kategori mbetet e rrezikuar.
Për shkak të trotuareve të dëmtuar apo në jo pak raste të zaptuar nga karrige, biznese, ata detyrohen që të qarkullojnë në rrugë.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci dhe Prefektja Majlinda Angoni premtuan mbështetje ndaj tyre.
Në bashkëpunim edhe me organizata të ndryshme, për 70 persona me aftësi të kufizuar u shpërndanë dhurata të ndryshme. Akses në qytet, rampe si dhe parkingje të dedikuara janë kërkesat kryesore që kjo kategori ka.
Gazetar: M Gjoni
/rtsh.al/