Të moshuarit me sytë nga dera- Në shtëpinë e të moshuarve Shkodër, por me mendjen te familja

Janë 62 të moshuar që marrin shërbim 24 orë pranë shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.
Historitë e tyre janë të ndryshme por kanë një të përbashkët, kanë zgjedhur shtëpinë e të moshuarve për të kaluar vitet e fundit të jetës.
Trishtohen teksa flasin për familjet, por ngushëllohen se kanë një vend ku të qëndrojnë, kanë kujdes shëndetësor dhe psikologjik.
Teksa jemi në atmosfere festash është e pamundur të mos kenë sytë nga dera, për të pritur një urim, një përqafim apo të paktën një takim me familjarët e tyre.
62 të moshuar marrin shërbim 24 orë pranë shtëpisë së të moshuarve në Shkodër, duke u bërë bashkë në të mirë e në të keq, për të ngushëlluar e për të gëzuar njëri-tjetrin!
Shpesh herë ky institucion mbetet zgjedhje dhe zgjidhje për ta.
Gazetar: M Gjoni
/rtsh.al/