E Martë, 3 Nëntor 2026

Të rinjtë drejt arsimit profesional, transferim nga gjimnazi në shkollat profesionale

Zgjedhja e Irsës në nisje të vitit shkollor ishte gjimnazi, por pas 2 dy muajsh arriti të kuptonte se kishte gabuar dhe se nuk kishte vepruar drejt. Gjithmonë kishte ëndërruar të vijonte studimet për biznes ndaj në nisje të rrugëtimit te saj ndryshoi drejtim dhe u regjistrua në shkollën profesionale ekonomike.

Irsa arriti të transferohet në një shkollë profesionale shumë shpejt nëpërmjet platformës e -Albania

Nxënësit e klasave të 10-ta që sapo kanë nisur gjimnazin dhe shohin si zgjidhje arsimin profesional mund të transferohen brenda 3-mujorit të parë në 28 shkollat profesionale në vend.

Për shkak të nevojës që ka tregu i punës për profesionist Ministria e Arsimit në nisje të këtij vitit shkollor ka iniciuar fushatën “Zgjidh Zanatin“, që synon transferimin e gjimnazisteve në muajt e parë në shkollat profesionale pa burokraci.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›