E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dita e Presidentit, Vjosa Osmani përkujton Ibrahim Rugovën

Në Ditën e Presidentit,  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atin themeltar të shtetit, Ibrahim Rugovën.

Ajo ka shpërndarë një video në të cilën dëgjohet në kor “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” , krijim ky i pëlqyer i asaj kohe i presidentit Rugova dhe i cili kishte qenë edhe në garë për himnin shtetëror.

Në këto pamje shihet presidentja krah familjes së ish-presidentit Rugova, ndërsa i janë bashkuar edhe shumë fotografi në kujtim të tij, me rastin e shënimit të kësaj dite.

Osmani shkruan se sot Kosova ecën falë hapave të tij, për ta bërë vendin atë që e deshën e për të cilën u sakrifikuan breza.

“Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë. Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, shkruan Osmani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›