E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Punëtorëve...

Në shumicën prej vendeve të botës, kjo ditë regjistrohet me protesta për më shumë të drejta në punë dhe barazi në paga, ndërsa në vendet komuniste, kremtohet me festime si ditë e triumfit të proletariatit.

Edhe në Shqipëri, për shkak të së shkuarës komuniste, kjo ditë shihej më shumë si ditë feste, por vitet e fundit, qasja ka ndryshuar.

Gjatë ditës së sotme, institucionet publike dhe shumica e atyre private, e kanë ditë pushimi, teksa sindikatat kanë paralajmëruar protesta.

1 Maji, u vendos si Dita e Punëtorëve, pasi më 1 maj të vitit 1886, rreth 200 mijë punëtorë amerikanë u revoltuan për shkak të kushteve të rënda të punës. /Start/

                                                                                             2012-05-01 09:24
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›