Çështja Timoshenko, Evropa bojkoton Ukrainën

Si Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ashtu edhe Komisionerja e Drejtësisë, Viviane Reding, do të bojkotojnë turneun “Euro 2012” që do të zhvillohet në Ukrainë.
Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, raportohet se do të bëjë të njëjtën gjë. Një zëdhënës tha se një vizitë e tillë do të varet direkt nga trajtimi që do t’i bëjnë Timoshenkos.
Ndërkohë, pesë Presidentë evropianë kanë anuluar vizitat e tyre për samitin e Jaltës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës tha se Presidenti i Austrisë, Republikës Ceke, Gjermanisë, Italisë dhe Sllovenisë nuk do të marrin pjesë në Samitin e Jaltë të liderëve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Më herët, ministri gjerman i mjedisit, Norbert Roettgen, tha se qeveria e Berlinit nuk do t’i qaset Ukrainës gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, i cili do të mbahet duke filluar nga 8 qershori në Ukrainë dhe Poloni.
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, prej më shumë se një jave ka hyrë në grevë urie dhe thotë se është shumë e sëmurë.
Të premten u publikuan disa foto, ku ish/shefja e ekzekutivit ukrainas shfaqet me maviosje. Ajo pretendon se para dhjetë ditësh është rrahur nga gardianët e burgut në Kharkiv, në lindje të Ukrainës.
Megjithëse zyrtarët ukrainas i hedhin poshtë akuzat, pas publikimit të fotove, Suedia thirri ambasadorin e këtij Ukrainës dhe i kërkoi shpjegime.
Ish-kryeministrja dhe liderja e Opozitës, Julia Timoshenko, është dënuar me 7 vite burg për korrupsion në nënshkrimin e një marrëveshjeje gazi me Rusinë, teksa me 21 maj do të fillojë një tjetër gjyq për korrupsion kundër saj./Start/F. P/
2012-04-30 18:27