E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Stabilizim Asocimin, BE-Shqipëri takime në Tiranë

Tiranë- Takimi i katërt mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë të komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocimin sjell sot në Tiranë një delegacion të Parlamentit Europian.

6 eurodeputetë do të jenë në këtë delegacion, të kryesuar nga kreu për Evropën Juglindore në Këshillin Europian, Eduard Kukan.

Eurodeputetët pjesë e delegacionit janë: Tanja Fajon, Victor Bostinaru, Antonio Cancian nga EPP Itali , Stanimir Ilchev nga partia ALDE Bullgari dhe Michail Tremopoulos nga Greens/EFA Greqi.

Delegacioni pritet që gjatë ditës së sotme të takohet me presidentin e vendit Bamir Topi, me kryetarën e Kuvendit Jozefina Topalli, me kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama si dhe me Eduart Halimin, ministër i drejtësisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. BSH, Komisioni i Ekonomisë miraton kandidaturat e PD-LSI
  2. Citaku-Fyle: Komisioni Europian mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës
  3. Sot në Kuvend, Komisioni për reformën zgjedhore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›