Dita e Rinisë,Rama: Demokracia duhet të fitojë sot për njerëzit
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” për sa I përket 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.
Ndërsa është referuar lëvizjes së dhjetorit të vitit 1990, Rama ka theksuar se ndërsa në atë periudhë ishin studentët ata të cilët fituan demokracinë, 21 vite më pas demokracia duhet të fitojë për ta.
“Në 8 dhjetor 1990 njerëzit nisën të fitojnë demokracinë. Sot ka ardhur koha që demokracia të fitoje për njerëzit” ka shkruar Rama në “Twitter”.
Dita e sotme, e përcaktuar si Dita e Rinisë, përkujton te shqiptarët, Lëvizjen e Dhjetorit të kryer nga studentët në vitin 90.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës, integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.