E Martë, 3 Nëntor 2026

Dita e Sulltan Nevruzit, politika uron besimtarët

Besimtarët bektashianë në Shqipëri kremtojnë këtë të premte festën e Sulltan Nevruzit, moment ky që shënon  fillimin e vititi të  ri sipas sektit bektashian. 
Me këtë figurat kryesore të  politikes dhe shtetit kanë përcjellë urimet e tyre. 
Presidenti Bajram Begaj  ka uruar besimtaretet bektashnj nga teqeja e Baba Aliut (Alipostivan) në Frashëri, Përmet
Ndërsa kryeministri Edi Rama uroi festene e sulltan Nevruzit me pamje nga kurora e malit Sevaster në Selenicë.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar mbarësi dhe paqe për besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit
Urimit  për këtë ditë të shenuar  për  Bektashizmin  u janë bashkuar edhe figurat kryesore të Opozitës
Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. 

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›