Dita e Tokes ambasadori i SHBA ne Shtepine e Femijes Zyber Hallulli

Ai vete e mori një moment për tu përsiatur për natyrën. Këtë kerkoi qe ta benin edhe te tjeret.
Ambasadori Amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu ne diten e tokes ishte ne Shtepine e Femijes “Zyber Hallulli” ne Tirane ku nxenes te programit YES mesuan te vegjlit te mbillnin peme
Ambasadori foli per vleren e mjedisit ndersa solli ndermend nje shprehje indiane
“Toka nuk ju eshte dhene ju prej prinderve tuaj, por ne fakt eshte huazuar prej femijeve tuaj.
Per ato qe njohin sadopak lidhur me indianet autoktone e kane fare te qarte se natyra, ajri, toka, uji, gjithcka eshte shume e rendesishme per ta dhe duke qene dhe une jam pjeserisht i tille e kuptoj shume mire kete.
Pavaresisht gjithckaje qe po zhvillohet keto dite ne Shqiperi le te marrim nje moment qe te persijatemi per natyren per mjedisin, per te ardhmen”
Dita e tokes nisi heret, ne 1970 ne Uashington, ne formen e protestave ambientaliste.
Nuk kaloi shume dhe ajo u percoll ne mbare boten e festohet dhe sot si një gjest per ti kujtuar te gjithëve rendësinë e mjedisit.