E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, të shtëna në qendër të qytetit, një i plagosur në gjendje të rëndë

LEZHË- Të shtëna me armë në qendër të qytetit, plagoset një person. Burime nga qyteti i Lezhës bëjnë me dije se shtetasi Kastriot Përgjegja ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me armë zjarri, ndërkohë të shtënat e armës kanë alarmuar qytetin mesditën e së hënës.

Forca të shumta të Komisariatit të Lezhës mbërritën menjëherë në vendngjarje. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ndërkohë bluzat e bardha bëjnë me dije gjendja e tij është e rëndë për jetën. 

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, Albert Përgjini, 30-vjeç dhe e ka shpallur në kërkim. Blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›