Vazhdon zvarritja e gjyqit te Dritan Dajtit Mungon avokati i caktuar nga gjykata
Vazhdon bllokimi i gjyqit të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës.
Edhe mëngjesin e sotëm, avokati I caktuar kryesisht nga togat e zeza nuk u paraqit, me pretendimin se ndodhet jashtë shtetit, çka gjykata kërkoi të vazhdoj gjyqi në mungesë të mbrojtësit.
Dritan Dajtit e kundërshtoj këtë kërkesë duke u larguar nga salla e gjyqit, edhe pse Gjykata I kishte vendosur një tavolinë punë brenda kafazit të hekurt të sallës së gjyqit.
Prokurori, kërkoi që gjyqi të vazhdoj duke i caktuar një avokat tjetër kryesisht nga lista e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Gjykata caktoj avokatin Altin Merkaj dhe Bashkim Malaj si mbrojtës të rinj të Dritan Dajtit dhe séanca shtyhet për të vazhduar me datë 26 prill.