Dita e Ulqinit ne Durres Dako pret delegacionin ulqinak
Bashkia Durres se bashku me Shoqaten Kulturore Ulqini kane organizuar nje seri veprimtarish te karakterit shkencor dhe kulturor ne vleresim te komunitetit ulqinak qe banon ne Durres.
Nen kujdesin e kryetarit te Bashkise se Durresit Vangjush Dako dita e sotme per qytetin bregdetar ka pasur si lajtmotiv Dita e Ulqinit ne Durres. Ne vleresim te kesaj nuk ka munguar nje sesion shkencor me tematike Ulqini historia dhe traditat si dhe ekspozita me piktore mjaft te njohur ulqinake.
Per te marre pjese ne kete ngjarje te organizuar nga Bashkia e Durresit kane qene te pranishem edhe mjaft zyrtare te larte te komunes se Ulqinit qe kryesoheshin nga Zenel Katana i cili eshte keshilltari kryesor i kryetarit te komunes Ulqin Gezim Hajdinaga. Delegacioni ulqinak qe shoqerohej nga kryetari i shoqates kulturore Ulqini Zihni Beqiraj fillimisht eshte pritur ne nje takim te vecante nga kryebashkiaku Dako ne ambientet e Bashkise se Durresit.
Ne kete takim Dako vleresoi bashkepunimin midis Bashkise dhe Komunes se Ulqinit bashkepunim i cili mbeshtetet edhe mbi nje memorandum zyrtar te firmosur kohe me pare nga kryetari i Bashkise Durres Vangjush Dako dhe kryekomunari i Ulqinit Hajdinaga.
Sipas Dakos forcimi i lidhjeve midis shqiptareve ne te dy anet e kufirit si dhe shkembimi i pervojes ne fushen e turizmit eshte ne themel te ketij bashkepunimi. Kryebashkiaku nga ana tjeter ka vleresuar posacerisht kontributin e komunitetit ulqinak ne Durres ne zhvillimin e qytetit rritjen e vlerave te bashkejeteses si dhe forcimit te marredhenieve ne plan kombetar dhe lokal mes Durresit dhe Ulqinit.
Nga ana e tij zoti Katana ka vleresuar ne menyre te vecante rolin e kryebashkiakut Dako ne forcimin e marrdhenieve dhe te bashkenimit mes Durresit dhe Ulqinit ne vleresimin e komunitetit ulqinak per zhvillimin e Durresit si dhe ne zbatimin ne menyre konkrete te marreveshjes mes Bashkise Durres dhe komunes se Ulqinit.
Vleresime per punen e tij ne kete drejtim kryebashkiaku Dako mori edhe nga anetare te tjere te delegacionit ulqinak. Me pas kryetari i Bashkise se Durresit ka marre pjese edhe ne sesionin shkencor ku kane referuar mjaft personalitete si prof. Dr. Bahri Brisku me temen Nje mozaik kulturor-artistik i Ulqinit Dr. Sali Hidri me temen Mbi Ulqinin e ulqinaket ne Durres Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku me temen Ulqini ne disa permasa kerkimi si dhe Hasan Ulqini dhe Halim Maloku me temat Sklleverit italiane ne Ulqin dhe Integrimi mbare shqiptar.
Gjate kesaj veprimtarie kryebashkiaku Dako ne vleresim te punes dhe kontributit te ulqinakeve ne Durres ka ndare edhe disa tituj nderi. Me titullin Nderi i Qytetit eshte vleresuar Fuat Bilali ndersa me titullin Mirenjohja e Qytetit jane vleresuar familjet Peku Molla dhe Truma Isuf Fani dhe Melek Kalamishi pas vdekjes. Me titullin Mirenjohja Ulqinake dhene nga Shoqata Kulturore Ulqini jane vleresuar Ramazan Beja dhe gazetari Artur Llanaj.