E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin kabllot elektrike ne unazen e qytetit pranga vellezerve

SHKODR - Tre persona qe demtonin e vidhnin pronen publike kane rene ne prangat e policise teksa merrnin kabell elektrik ne unazen e qytetit. Operacioni policor i koduar Unaza ne erresire ka goditur nje grup kriminal i cili dyshohet te kete kryer demtim te pasurise publike kryesisht vjedhje dhe demtim te sistemit elektrik. Dy vellezerit Mirsad e Fatjet Dema perkatesisht 30 dhe 33 vjec banues ne lagjen Salo Halili dhe xhaxhai i tyre Shpetim Dema banues ne lagjen Liria jane ndaluar ne flagrance rreth ores 0320 te se dieles ne lagjen Salo Halili tek unaza e qytetit teksa ne bashkepunim me njeri-tjetrin po vidhnin kabllon elektrike te asaj zone duke demtuar keshtu dhe ndricimin e unazes se qytetit. Mesohet se policia ka pasur dyshime per aktivitetin e ketyre personave dhe prej nje muaji sherbimet e policise kriminale kane hetuar aktivitetin e tre te ndaluarve. Sipas policise dyshohet se keta tre persona ne kohe e vende te ndryshme kane kryer vjedhje te disa kabllove elektrike duke demtuar sistemin elektrik ne disa zona te qytetit te Shkodres kryesisht ne lagjet Ahmet Haxhia dhe Salo Halili dhe duke lene ne erresire segmente rrugore te tij. Tre te afermit Dema akuzohen per vjedhje te kryer ne bashkepunim dhe demtim te prones publike me dashje. Demtimet e prones publike duke vjedhur per te shitur per skrap kane qene te shpeshta ne qytetin e Shkodres. Mesnaten e se premtes eshte vjedhur kablli elektrik i ndricimit ne Unazen e Shkodres ne 9 kampata ndersa nuk kane munguar dhe vjedhjet e shpeshta te kapakeve te pusetave pjeseve metalike te linjes hekurudhore etj.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›