E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident për flamujt në Kashar, rrihen dy militantë të PD-së

Shënohet incidenti i radhës gjatës fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 Majit.
 

Ngjarja ka ndodhur në Kashar ku dy vëllezërit Fatjon dhe Genci Kamberi janë goditur me grushta dhe mjete të forta nga disa militantë të Partisë Socialiste për shkak se kishin vendosur flamuj të Partisë Demokratike në lokalin e tyre.
 

Menjëherë dy vëllezërit janë dërguar në spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet kritike për jetën.
 

Ndërkohë mësohet se policia e kryeqytetit ka shoqëruar një prej autorëve të ngjarjes por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›