E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hijet e trukimit FSHF merr ne pyetje gjyqtaret

Perballe Komisionit Hetimor u vune 12 gjyqtare tre delegate dhe tre vezhguesit e ndeshjeve Shkumbini-Bylis Flamurtari-Elbasani dhe Dinamo-Skenderbeu

Anetaret e FSHF-se te perfshire ne tri ndeshjet e dyshuara si te fiksuara u moren dje ne pyetje nga nje komision i posacem hetimor. 12 gjyqtaret tre delegatet dhe tre vezhguesit e ndeshjeve Shkumbini-Bylis Flamurtari-Elbasani dhe Dinamo-Skenderbeu dhane shpjegimet e tyre perpara komisionit te perbere nga pese persona.

Komisioni Hetimor

Komisioni Hetimor i drejtuar nga kryetari i Komisionit te Disiplines Eno Bushi dhe sekretari i Pergjithshem i Federates Eduard Prodani u ngrit disa dite me pare per te hetuar ndeshjet e perfolura ne media si te trukuara. Burime prane Federates Shqiptare te Futbollit kane bere me dje se gjyqtaret delegatet dhe vezhguesit jane pyetur nese kane verejtur anomali ne ndeshjet e futbollit apo nese ka pasur komunikime dyshuese mes futbollisteve qe mund te vertetojne hipotezen e trukimit te rezultateve.

Arbitrat

Thuajse te gjithe arbitrat kane deklaruar se ata kane pare ate cka ka pare e gjithe Shqiperia dhe se ne fushe ku ata ishin nuk mund te zbatonin nenin e rregullores qe ekziston per trukimet. Pra nese ata do te vinin re se futbollistet ne fushe nuk vraponin apo jepnin sinjale se nuk po luhej drejt gjyqtaret mund te nderprisnin ndeshjet. Nuk kemi pare gjera te tilla ne fushe pati dyluftime por se cfare mund te kene vendosur skuadrat mes tyre nuk na takon ne. Ne pergjigjemi per ate cfare shohim dhe ne fushe dhe nuk mund te themi me bindje apo te kemi prova se ka pasur trukime - jane shprehur arbitrat.

Zanafilla

Komisioni Hetimor per trukimet ne Superlige u ngrit 10 dite me pare me synimin per te hetuar tri ndeshjet e perfolura gjeresisht ne media si te trukuara si edhe per te parandaluar pazare te tjera. Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se vendosi gjithashtu qe ky komision hetimor te bashkepunoje edhe me specialistet e UEFA-s per te cuar deri ne fund dhe per te zbardhur ceshtjen e trukimit te rezultateve. Per kete arsye javen e kaluar erdhi ne Tirane edhe nje zyrtare i larte i UEFA-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›