E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Verës, aktivitete të shumta në Tiranë

Të paktën për 6 orë, kryeqytetasit dhe ata nga qytete te tjera kane zgjedhur Tiranën për të festuar Ditën e Verës. Që në orët e para të mëngjesit qindra qytetarë ecën përgjatë bulevardit "Dëshmorët e kombit".
Lulet simbol në bulevardin kryesor ishte e veçanta e kësaj dite feste. Dekori shumëngjyrësh ishte pamja e parë që shihej nga çdo kalimtar. Ndërsa përgjatë bulevardit, shitësit e ballokumeve prisnin blerësit e tyre.
Siparin e festimeve e çeli banda e qytetit e cila nisjen e bëri nga bashkia në drejtim të sheshit "Nënë Tereza".
Dita e Verës për herë në një panair sillte të gjitha produktet shqiptare por edhe ato nga diaspora.
Ndërsa në parkun “Rinia”, ishte muzika dhe argëtimi i fëmijëve.
Disa qytetarë, pas shëtitjes, zgjodhën të pushon në hapësirat e gjelberta ndërsa fëmijët e të rinjtë, më aktivët e kësaj feste argëtoheshin në ritmin e muzikës dhe të koncerteve për ta.
Organizmet festive do të zgjasin deri në orën 14:00 të ditës por bandat muzikore dhe artistët qëndruan me gjatë për të përcjellë me ritme feste çdo qytetarë që zgjodhi kryeqytetin në këtë ditë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›