E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Verës ne Tirane, karaoke dhe sfilata ne rruge

Në Parkun Rinia, Bashkia e Tiranës do të instalojë një sistem karaoke, ku i fton të gjithë të bëhen protagonistë të këngës. Një risi në këto festime është projekti "Pasarela", që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë 

TIRANE-Të shtunën kremtohet 14 Marsi, Dita e Verës. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me organizatorët kanë përgatitur aktivitete të shumëllojshme për festimin e kësaj dite. Gazeta Shqiptare zbulon se  festa do të fillojë të shtunën paradite në qendër të Tiranës, në sheshin "Skënderbej". Do të jenë këngët dhe vallet e Ansamblit "Tirana" prologu i kësaj feste. Më pas akrobatë dhe klounë nga Cirku i Tiranës do të argëtojnë fëmijët e pranishëm, ndërsa Banda e Qytetit do të fillojë rrugëtimin në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Mes shume aktiviteteve te ngjashme edhe me ato te vitit te kaluar, kete radhe risis do te jete karaokja. Në Parkun Rinia, Bashkia e Tiranës do të instalojë një sistem karaoke, ku i fton të gjithë të bëhen protagonistë të këngës. Një risi në këto festime është projekti "Pasarela", që organizohet nga Shoqata e Stilistëve Profesionistë, me koleksione të studentëve të modës. Pasarela do të vendoset para hotel "Rogner" dhe show do të zhvillohet në oraret 11:00-12:00 e më pas, nga ora 13:30 deri në 14:30. Publiku mund të ndjekë gjatë kësaj kohe parakalimin e 30 modeleve të reja, të cilat do të krijojnë një estetikë krejt të veçantë në bulevard. Të shtunën, zona e ish-Bllokut do të jetë "Rock-Euro-Zone", një pellg festiv, dedikuar muzikës rock dhe vlerave përbashkuese europiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›