Akuza bashkisë për favorizim të disa bizneseve
10/03/2009 Prefekti i Elbasanit Deliallisi: Shumë subjekte nuk shlyejnë taksat, 300 të tilla të paregjistruara
ELBASAN- Mbledhja e përmuajshme e drejtuesve lokalë ka shërbyer që prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi t’i kërkojë degës së Tatimeve të kontrollojë regjistrimin e subjekteve tek njësitë vendore. Ai ka ndalur në raportin e Drejtorisë së Tatimeve për të kërkuar më shumë kontroll dhe penalizime për të gjithë ata që nuk shlyejnë detyrimet të favorizuar nga punonjës vendor, drejtues apo edhe politikanë.
Favorizimi i bizneseve
Prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi tha se “kemi ankesa se ka biznese që favorizohen dhe nuk shlyejnë asnjë taksë ndaj njësive vendore qoftë edhe në Bashkinë e Elbasanit. Nëse ka një sistem kontrolli verifikojini dhe penalizojini këto subjekte. Të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe para detyrimeve ligjore dhe financiare. Qeveria ka ulur ndjeshëm taksat, ka falur gjobat, por ne nuk mund të tolerojmë që për hir të interesave politike, por edhe për favorizim qoftë edhe personal të drejtuesve lokalë disa të paguajnë e të tjerët jo”. Kreu i Tatimeve Skënder Daja konfirmoi këto probleme për mbledhjen e detyrimeve duke përfshirë edhe Bashkinë e Elbasanit. Ai tha se ka një moskoordinim sepse janë rreth 300 subjekte në bashki më tepër të regjistruara për detyrimet e sigurimeve shoqërore, por këto subjekte nuk shlyejnë detyrimet përkatëse në bashki duke e cilësuar si një rast të hapur favorizimi. Duke përmendur tregun industrial si një shembull ku personat nuk regjistrohen, Daja ka theksuar se ulja e taksave ka qenë pikërisht për të bërë të mundur që të gjithë të paguajnë dhe të mos ketë të favorizuar e të penalizuar. Ai deklaroi se dega e tatimeve do të ndërhyjë për të regjistruar këto subjekte në mënyrë të drejtpërdrejtë duke anashkaluar strukturën bashki dhe qendrën për regjistrimin e bizneseve. Aktualisht në Elbasan janë penalizuar 5 subjekte për evazion të madh fiskal. Çështja kundër tyre është në gjykim pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Elbasan. Këto firma akuzohen se i kanë fshehur shtetit shuma të mëdha në vitet 2004-2005. Në fund të takimit prefekti Deliallisi u kërkoi drejtuesve lokalë të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke iu përgjigjur problemeve të përbashkëta.