Sot vranësira dhe reshje shiu, borë në zonat malore
Sot, në vendin tonë do të jetë mot me vranësira dhe reshje shiu, ndërkohë që në zonat malore priten edhe reshje të dobëta dëbore. Edhe dita e nesërme nuk premton përmirësim. Valëzimi në bregdet do të jetë deri 6 ballë.
TIRANË- Kohë e paqëndrueshme sot në gjithe territorin e vendit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot, në vendin tonë do të jetë mot me vranësira dhe reshje shiu, ndërkohë që në zonat malore priten edhe reshje të dobëta dëbore. Nga të njëjtta burime mësohet se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga një qëndër e presionit atmosferik të ulët. Masat e ajrit janë të paqëndrueshme, relativisht të ftoha dhe të lagëta. Moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Ndërsa në zonat malore do të ketë edhe reshje bore.
Era do të fryjë në drejtimin Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi deri 15 m/sek. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë deri 6 ballë.
Edhe dita e nesërme nuk premton përmirësim. Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet sërisht nga fusha e presionit të ulët atmosferik. Moti do të jetë i paqendrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu.
(d.b/BalkanWeb)