Dita e çlirimit në Shkodër, autoritetet vendore dhe veteranët nderojnë sakrificën e dëshmorëve

Në Shkodër u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimore në kuadër të Ditës së Çlirimit të vendit. Në ceremoninë festive morën pjesë autoritete vendore, përfaqësues të institucioneve, si dhe veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të cilët nderuan sakrificën dhe kontributin e brezave që luftuan për lirinë e Shqipërisë.
Me vendosjen e kurorave pranë memorialeve dhe me një program simbolik, Shkodra rikujtoi rëndësinë historike të kësaj dite, duke e kthyer qytetin në një hapësirë respekti dhe mirënjohjeje për ata që dhanë gjithçka për atdheun.
Aktivitetet u mbyllën me mesazhin se kujtimi i së kaluarës mbetet udhërrëfyes për vlerat dhe unitetin e sotëm.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/