E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e dyte e takimeve ne Vlore Rama takime me deputetet dhe kreret e njesive vendore te qarkut

Informal, e cilësoi Rama, si për të shuar polemikat. Dita e dytë e takimit të kryesocialistit me ministrat e tij të ardhshëm përfundoi rreth mesditës. Lideri I PS komentoi shkurt me një fjali që e përdor shpesh pas zgjedhjeve: detyrat janë tonat, pushteti i popullit. 

Më pas Rama mblodhi kryetarët e bashkive dhe komunave të qarkut të Vlorës dhe deputetët e kësaj zone. Burime nga takimi bënë të ditur se Rama ka kërkuar prej tyre që të fillojnë menjëherë nga puna, duke mbyllur të gjitha projektet për zhvillimin e zonave përkatëse. Kryesocialisti i ka paralajmëruar që të evitojnë futjen e miqve nëpër vende pune, pasi gjithcka do të zhvillohet përmes konkurseve e do të kontrollohet nga zyra e tij. 

Ndërsa gjatë ditës së parë të qëndrimit në Vlorë, Rama bisedoi me ministrat e ardhshëm rreth programit qeverisës dhe projektet e secilit dikaster. Në këtë mbledhje u prezantuan masat e menjehershme që do të duhet të marrë qeveria, e cila pritet të nisë nga punë në muajin shtator. Gjatë mbledhjes u prezantua edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agasi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›