E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Socialistet kryqezate shpifjesh ndaj nesh dhe kreut te shtetit

Partia Demokratike akuzoi socialistët se kanë ngritur në këmbë një kryqëzatë shpifjesh ndaj saj dhe Presidentit Nishani, duke sulmuar pa fakte institucionet. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, hodhi poshtë zërat sipas të cilave transferimi I selisë së Partisë Demokratike bëhet që të përfitojë kreu i shtetit.  “Sot po u bejme të njohura disa fakte publike dhe që i di cdo qytetar i informuar dhe i interesuar, përvec Partisë Socialiste. Territori tek selia e PD-së është pronë shtet. Ndërkohë, Sarajet  është monument kulture kategoria 1 dhe B dhe nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta jape vetem KRTSH, pra  qeveria e ardhshme e vendit”, u shpreh ajo. Ndërkohë që lirimi i ambienteve të SHQUP, iI cili do të kalojë si godinë e PD ka nisur me heqjen e tabelës dalluese, ku shkruhej Repart Ushtarak nr. 6004. Në kamione ngarkoheshin gjithçka që deri para pak javësh ishin pjesë e zyrave të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë. Lëvizja e materialeve nga ish-selia, që shërbente për aktivitete kulturore të Forcave të Armatosura, shkaktoi kureshtje.

Deklarata e plotë e zëdhënëses për shtyp pranë PD-së, Laura Vorpsi Partia Socialiste nuk heq dot dorë nga zakoni i shpifjeve dhe sulmeve të pabaza ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj institucioneve. Shpifës tashmë të certifikuar dhe të njohur nga gjykatat e vendit, hedhin baltë cdo ditë mbi opozitën dhe Presidentin duke dëshmuar vetëm revansh dhe hakmarrje, dhe në asnjë rast argumente dhe fakte. Së fundmi Edi Rama thotë se PD paska ndërmend të prishë selinë e të ndërtojë në truallin e ri, duke përfshirë edhe territorin përtej godinës ku gjenden Sarajet, dhe kjo sipas PS-së që të përfitojë Kreu i Shtetit. Sot po u bejme të njohura disa fakte publike dhe që i di cdo qytetar i informuar dhe i interesuar, përvec Partisë Socialiste. Territori tek selia e PD-së është pronë shtet. Ndërkohë, sarajet  është monument kulture kategoria 1 dhe B dhe nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta jape vetem KRTSH, pra  qeveria e ardhshme e vendit. Mund të verifikohet fare lehtë se godina e PD dhe trualli i saj kanë në hipotekë numrin 1/242. Parkingu i PD ka numër pasurie 1/66. Dhe prona e familjes Kosova, për të cilën shkruan gazeta Shqip, ka numër pasurie krejt tjetër, 1/65, dhe është godina e vjetër ngjitur me torre drin, sot e quajtur Sarajet. Presidenti Nishani ka qënë 5 vjet ministër dhe 1 vit president dhe në asnjë rast nuk ka bërë përpjekje për ta hequr atë objekt nga lista e monumenteve të kulturës, pra për të bërë të mundur ndërtimin aty. Pra është e qartë se në gjithë këtë tymnajë të Partisë Socialiste dhe medias së saj, në asnjë moment nuk ka takim me të vërtetën. Nga fillimi deri në fund, një fushatë shpifjeje dhe denigrimi. Partia Socilaistë po ndërmerr një kryqëzatë ndaj institucioneve dhe ndaj opozitës, ndërkohë që vendi ka nevoja të tjera, dhe qytetarët kanë votuar programin e premtimet zgjedhore dhe jo histerinë politike të Edi Ramës. Me sulmet ndaj Institucioneve dhe opozitës, Edi Rama ndoshta përmbush komplekset e tij politike dhe nevojën për revansh që ndjen në venat e tij, por ai nuk do të mundet për asnjë moment të shkurajojë Partinë Demokratike në misionin e saj për të qëndruar në krah të qytetarëve përballë planeve për keqqeverisje dhe projekteve për përfitime personale të qeevritarëve të rinj. Pas cdo sulmi dhe fushate denigruese të Partisë që ka fituar zgjedhjet, demokratët dhe opozitarët e vendit bëhen edhe më të fortë, dhe më të bashkuar përballë Edi Ramës dhe kabinetit të tij privat, e qeverisjes së tij private.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›