Pas Kakavijes shkon drejt normalizimit situata edhe ne piken kufitare te Kapshtices

Po shkon drejt normalizimit situata edhe ne piken e kalimit kufitare te Kapshtices. Numri I kthimeve eshte me I ulet dhe kryesisht jane persona me probleme ne dokumentacion. Policia e Kapshtices thekson se qytetarët duhet të kenë 600 euro me vete si vlerë monetare sepse pala greke këtë argument përdor si justifikim për moskalimin e shqiptarëve në anën tjetër të kufirit.
Nje dite me pare në Kakavijë policia iu përgjigj me parim reciprociteti duke bllokuar kufirin për rreth 3 orë. Konsullin grek në Gjirokastër i kërkoi policisë shqiptare të hape kufirin për shtetasit grekë sepse pala greke nuk do të ‘shqetësojë’ më shqiptarë.