Dita e fundit e Panairit të Librit – Prindërit orientojnë fëmijët drejt leximit, përfitojnë nga uljet

Në ditën e fundit të panairit të Librit numri i vizitorëve është shtuar edhe më shumë. Lexues të grup moshave të ndryshme rendin në stendat e shtëpive botuese për të blerë librat e preferuar, duke përfituar edhe ndonjë përqindje të uljes së çmimeve.
“Kam blerë plot libra për nipin dhe mbesat”, u shpreh një lexuese.
“Është viti i 12 radhazi që vijmë nga Fieri dhe është kënaqësi e madhe”, u shpreh një vizitore tjetër.
Për prindërit afria me librin është një mundësi e mirë për tu larguar vëmendjen nga telefoni, sikundër është edhe motoja e edicionit të sivjetshëm.
Panairi i 28-të i Librit kulmoi të shtunën me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për botimet më të mira të vitit, duke ulur siparin këtë të diel.
Gazetare: E. Hasanbelli
/rtsh.al/