E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e fundit e fushatës presidenciale në Francë

Siç ndodh në shumë shtete të botës, dita para zgjedhjeve edhe në Francë është ditë heshtjeje elektorale.
Kandidatët kryesorë, Hollande dhe Sarkozi kanë sot takimet e fundit me përkrahësit respektivisht në Bordo dhe Nisë.

Sondazhet e fundit tregojnë se ata janë kokë-më –kokë në raundin e parë teksa Hollande pritet të fitojë në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet me 6 maj.

Kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine le Pen, parashikohet të marrë 17% të votave, teksa kandidati i krahut të majtë, Jean-Luc Melenchon, parashikohet të marrë diku tek 14-15% të votave.

Ndërsa kandidati i qendrës, Francois Bayrou, pritet të dalë i pesti në këtë garë. Kjo parashikohet të jetë një nga betejat më të ashpra presidenciale të viteve të fundit.

Nëse Hollande i fiton këto zgjedhje, sikundër edhe parashikojnë sondazhet, ai do të bëhet presidenti i parë socialist i Francës në 17 vitet e fundit.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-20 13:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›