E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, protestuesit mbushin sheshin “Tahrir”

Mbështetësit e një sërë grupimesh politike, përfshirë islamistët, liberalët dhe forcat e majta, zaptuan sheshin, një pike kyçe për protesta. Në mesin e turmës kishte të zemëruar me skualifikimin e shumë prej kandidatëve për President të Egjiptit.

Raundi i parë i zgjedhjeve të para presidenciale që prej rrëzimit të Hosni Mubarakut pritet të fillojë muajin tjetër. Ushtria mori pushtetin pas rrëzimit të Hosni Mubarakut, por premtoi se do të mbante pushtetin deri në shpalljen e rezultateve në muajin qershor.

Ndërkohë, kritikët e akuzojnë se nuk po angazhohet në përmbushjen e reformave dhe se po tenton të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Shumë nga protestuesit në sheshin “Tahrir” thanë se “Në Siri, populli është i rrethuar nga Bashar Al-Asadi, ne këtu jemi të rrethuar nga udhëheqësit ushtarakë”.

Ata akuzojnë drejtuesit ushtarakë të vendit se ua kanë “rrëmbyer” revolucionin.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-04-20 14:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›