E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Berisha: PD do të ketë kandidaturën e saj

Ai ishte sot në Kamzë në ditën e mjedisit, caktuar nga qeveria rreth një muaj më parë, nga ku u pyet nga gazetarët për kandidaturën e Fatos Nanos, i cili mbrëmjen e shkuar e rikonfirmoi sërish se do të ishte kandidat për kreun e ardhshëm të Shtetit.

Kryeministri Berisha theksoi se sot duhet t’i përkushtohemi vetëm mjedisit, teksa vlerësoi punën e bërë në Bashkinë e Kamzës për pastrimin e mbeturinave.

Por, teksa po afron fundi i mandatit të Presidentit aktual Bamir Topi, ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të gjendet një kandidaturë e përshtatshme dhe konsensuale, por duke respektuar Kushtetutën e vendit.

Edhe opozita kërkon një president mbi palët, çka lideri socialist, Edi Rama, ka ofruar një lloj mbështetje për kandidaturën e Fatos Nanos. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-20 11:12
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›