Dita e gjermanëve

E marta pa dyshim se ishte dita e gjermanëve, të cilët arritën në 7 medalje të arta, sa kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), por këta të fundit janë përpara sa i përket numrit të përgjithshëm të medaljeve (25), karshi gjermanëve (21 sish), që megjithatë kanë një medalje të argjendtë më shumë.
Në konkurrencën ekipore të ecjes me ski, në sprint, në konkurrencën e femrave, gjermanet Claudia Nystad e Evi Sachenbacher-Stehle, e fituan medaljen e artë, ndërsa pas tyre përfunduan suedezet Charlotte Kalla e Anna Haag (të argjendta) dhe ruset Irina Khazova e Natalia Korosteleva (të bronzta).
Kurse, në konkurrencën ekipore të ecjes me ski, në sprint, në stilin e lirë, te meshkujt, medalja e artë i takoi dyshes norvegjeze, Oeystein Pettersen e Petter Northug; të argjendtë ishin gjermanët Tim Tscharnke e Axel Teichmann, kurse me medalje të bronztë u desh të kënaqej dyshja ruse, Nikolay Morilov e Alexey Petukhov.
Në vallëzimin me patina mbi akull, dyshja kanadeze, Tessa Virtue e Scott Moir, e fituan medaljen e artë pasi grumbulluan 221.57 pikë, përpara dyshes amerikane të formuar nga Meryl Davis e Charlie White (215.74), që fituan argjend dhe rusëve Oksana Domnina e Mixim Shabalin (207.64), të bronztë.
Në kërcimet me ski, në konkurrencën ekipore, Austria e fitoi medaljen e artë, duke e mbrojtur atë të Torinos, të katër viteve më parë. Gjermanët përfunduan të argjendtë, kurse norvegjezët, të bronztë.
Tabela e medaljeve
Ekipi Të arta Të argjendta Të bronzta Gjithsej
SHBA 7 8 10 25
Gjermania 7 9 5 21
Norvegjia 6 3 5 14
Rusia 2 3 6 11
Kanada 5 4 1 10
Koreja 4 4 1 10
Austria 3 3 3 9
Franca 2 2 4 8
Zvicra 5 0 2 7
Suedia 3 2 2 7