Pensionohet vitin tjetër

Fansat e Ronaldos mund ta përcjellin yllin e tyre edhe për 22 muaj. “Fenomeno” në fakt e ka fiksuar datën kur do t’i japë lamtumirën futbollit aktiv. “E kam vazhduar kontratën për një vit e gjysmë me Corinthians, ku do të luaj deri me 31 dhjetor 2011. Më pas do ta lë futbollin.
Nëse klubi dëshiron, unë do të bëhem ambasador i jashtëm”, ka thënë braziliani në një konferencë për shtyp të mbajtur në qendrën sportive të Corinthians, Parque Sao Jorge. Ish futbollisti i PSV, Barcelona, Inter, Real Madrid dhe Milan, dëshiron ta përfundojë karrierën në mënyrën më të mirë, duke fituar trofe të tjerë.
“Këta dy vjet do të jenë të fundit në karrierën time dhe dëshiroj ta jap maksimumin. Shpresoj që të zbavitem dhe ta përfundoj karrierën duke fituar diçka të rëndësishme”, u shpreh Ronaldo. Ai dëshiron të jetë i suksesshëm deri në verë, në mënyrë që ta fitojë një vend në përfaqësuesen braziliane nga trajneri Carlos Dunga.
Ronaldo thotë se do të sakrifikojë gjithçka, vetëm për të qenë pjesë e Botërorit Afrika e Jugut 2010. Ndërkohë, Ronaldo bëri të ditur se në Botërorin 2014, edhe pse mbahet në Brazil, nuk do të jetë prezent si futbollist, ngase mendon të pensionohet shumë më herët nga futbolli. Ronaldo ishte rikthyer në kampionatin brazilian vitin e kaluar, pas një karriere të bujshme në Evropë, ku fitoi shumë trofe. Megjithëse pësoi disa lëndime të rënda në gju, ish futbollisti më i mirë në botë e gjeti forcën dhe vazhdoi të luante futboll.