E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e kafshëve, apel për më shumë përkujdes

Gazeta Shqip

Kujdesi ndaj kafshëve endacake, ndikon në shëndetin e shoqërisë.

Kjo është deklarata e ambientalistëve në kuadër të ditës botërore të kafshëve të rrugës. I kërkojmë ndihmë Bashkisë së Tiranës, të mos i helmojë, të mos i eliminojë kafshët, por ti matrikulojë, ti vaksinojë ato pa i lënduar. Ky apel nuk vlen vetëm për këtë institucion, por edhe për të gjithë ne, të cilët duhet të përkujdesemi për shëndetin e tyre, thonë ambientalistët.

Të njëjtin qëndrim mban edhe përgjegjësja e sektorit veterinar në Bashkinë e Tiranës, Ermjona Hajdini, e cila theksoi se projekti për kujdesin ndaj tyre ka nisur. Në ditën botërore të kafshëve të rrugës, vullnetarë dhe intelektualë, bënë thirrje për marrjen e iniciativave në ndihmë të këtyre kafshëve endacake, keqtrajtimi i të cilave do të ndoste mjedisin dhe do të rrezikonte shëndetin tonë.

Dita e kafshëve, apel për më shumë përkujdes burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›