E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e katërt të protestës, minatorët paralajmërojnë përshkallzimin e saj

Bulqizë- Protesta e 66 minatoreve të Zones D, që prej një jave janë bllokuar për të hyrë në galeri nga kompania konçensionare ACR, ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme.

Rinisja e punës së minatorëve, vijon të mbahet peng nga ACR-ja, pasi ajo pretendon se që me datën 3 gusht e ka prishur kontratën nënkontraktuale me firmën turke Turalba për shfrytëzimin e këtyre galerive.

Ndërkohë kompania turke Turalba pretendon se ka kontratë të rregullt plotësisht ligjore për shfrytëzimin e tyre.
Në lidhje me bllokimin e punës në galeritë e zonës D, ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe kryetari i Konfederatës Sindikaliste të Industrisë së Shqipërisë, Taf Koleci, i cili ka mbështetur protestën e minatoreve dhe ka paralajmëruar se deri të mërkurën e javës së ardhshme nëse problemi i zhbllokimit të punës për minatorët nuk do të marrë zgjidhje, protestat do të përshkallezohen edhe me tej.

Ndër të tjera ai kërkoi të dy firmave që të zgjidhet problemi mes palëve për të mos mbajtur peng minatoret pa punë.

Ai i bëri thirrje edhe Ministrisë së Energjitikes që të rishikojë licensat e dhëna pasi këto licensa janë dhënë në favor të pushtetarëve duke u bërë palë me korrupsionin që po bëhet në minierën e Bulqizës.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›