E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama dhe Spahiu po bllokojnë statusin me mashtrime

Tiranë- Partia Demokratike e ka akuzuar liderin e opozitës Edi Rama dhe kreun e Alenacës Kuq e Zi se me shpifje po përpiqen të fshehin përgjegjësinë për bllokimin e statusit të vendit kandidat.

Partia Demokratike informon qytetarët se prapa këtyre shpifjeve të ulëta dhe banale të Edi Ramës dhe Spahisë së tij, qëndron vetëm përpjekja e dështuar për të mbuluar me mashtrime aktin e tij të papërgjegjshëm të bllokimit për të tretin vit me radhë të statusit kandidat për Shqipërinë.- ka deklaruar zëdhënësja e PD-së Silvi Bardhi.

Së fundmi së bashku me çakallin e tij Faq e Zi shpifin, trillojnë për marrëveshje sekrete, ujëra territoriale e të tjera. Partia Demokratike u deklaron shqiptarëve se Rama dhe çakalli i tij Faq e Zi nuk kanë dhe nuk mund të kenë interesa kombëtare, por vetëm interesa personale ndër më të shpërfytyruarat, tha në njoftim për shtyp zëdhënsja e PD, Silvi Bardhi.

Duke u ndalur dhe tek cështja e kufijve detare, Bardhi theksoi se Rama dhe Spahiu po shpifin me deklaratat se qeveria shqiptare ka nisur negociata me atë greke për ujërat detare.
Pasi morën faturën e përpjekjes së tyre dy ditët e fundit, Rama dhe ortaku i tij Faq e Zi shpifin, trillojnë për negociata sekrete të qeverisë me vendin fqinj për dhunim të Gjykatës Kushtetuese dhe trillime të tjera si këto.

Këta binjakë siamezë apartidë në korr të përbashkët kërcënuan shqiptarët se do të thërrisnin referendum për marrëveshjen e detit ndërkohë Kushtetuta e vendit nuk lejon kënd të thërrasë referendume për qëllime antikombëtare.

Por selia blu shton se asnjë nga deklaratat e bëra nga 2 personale e mësipërm nuk pengon thirrjen e referendumit për çështjen e kufizimit të imuniteteve.
Partia Demokratike informon shqiptarët se asnjë trillim, as edhe një shpifje e çdo natyre qoftë e Edi Ramës nuk do të mund të pengojë thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit dhe hapjes së rrugës së statusit kandidat për Shqipërinë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›