E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi - ministrave: Do t’ju ndëshkoj nëse nuk punoni

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka thënë të premten se kanë mbetur edhe tri javë deri në përmbyllje të mbikëqyrjes së pavarësisë, duke kërkuar angazhim nga kabineti qeveritar, në të kundërtën ka thënë se do të jetë i pa kompromis për ata që sfidojnë këtë proces.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kryeministri ka falënderuar të gjithë për punën dhe angazhimin që kanë treguar siç tha “në këta muaj të nxehtë vere”.

Sipas tij agjenda e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë ka dominuar punën dhe angazhimet e Qeverisë, duke shtuar se kanë mbetur edhe rreth tri javë deri në nxjerrjen e vendimin për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë.

Ai ka thënë se në këtë verë të gjithë ministrat kanë bërë shumë pak pushime, apo aspak, andaj me këtë rast u ka kërkuar ndjesë atyre dhe familjeve të tyre, por sipas tij, këto momente kanë qenë jetike që për Kosovën që nuk përsëriten më.

Thaçi ka shtuar se pret nga ministrat t’i rrisin angazhimet dhe të përcjellin mesazhin e qartë tek vartësit tyre, për një angazhim dhe përkushtim maksimal për përmbylljen e këtij procesi.

Shefi i Qeverisë, ka thënë se vjeshta është fillim i etapës së re për relacionet mes Kosovës dhe BE-së dhe ka shtuar se është detyrë e institucioneve që të ofrojnë sa më shumë argumente BE-së, për procesin e integrimit.../Kosovapress/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›