E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e mësuesve, shkollat në gjithë vendin në festë

Ndoshta këta vogëlushë nuk e dinë se pse është sot festa e mësuesve. Por të paktën në një ditë të vetme e dinë fort mirë se mësuesja është kryefjala e 7 marsit si nderim për mësonjëtoren e parë hapur në Korçë 125 vjet më parë.
 

Dhe në një ditë feste lulet janë ato që në vend të librave mbushin tryezën e punës së mësuesve. Kësaj feste i janë bashkuar edhe mësuesit të cilët i kanë shërbyer mësimdhënies për dekada me radhë dhe sot janë në pension.
 

Në këtë ditë të veçantë për to, edhe mësueset vetë kujtojnë me nostalgji mësimdhënësit e tyre të parë. Ndërsa nxënësit, sot e kanë një urim, një buzëqeshje dhe një emocion për ata që vënë themelet e dijes. E deri në 7 marsin e ardhshëm mësuesit i kthen normalitet në misionin e tyre fisnik të dijedhënënies e nxënësit atë të dijenxënies.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›